10 vjet burgim në vend të shtatë vjet e gjysmë.
Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë e kantonit të Bernit në Zvicër.
Kjo pasi një burrë nga Kosova, akuzohet se ka tentuar ta vriste ish-gruan e tij.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2021 në Brugg.
Kosovari kishte tentuar që ta ngulfaste ish-gruan me rrip.
Burri nuk e kishte pranuar aktgjykimin e Gjykatës Rajonale të Jura Seeland.
Ai ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, e kjo e fundit ia ka rritur dënimin atij.
Por, kjo nuk mbaroi me kaq.
Burri nga Kosova do të duhet të paguajë, shkruajnë mediat zvicerane përcjell Klankosova.tv
Gjykata i ka caktuar atij një gjobë prej 4 mijë e 500 frangash ( 4 mijë e 700 euro), dëmshpërblim 1 mijë e 800 frangash (1 mijë e 887 euro) dhe 20 mijë franga (20 mijë e 969 euro) dëmshpërblim si satisfaksion për ish-gruan, përcjell Klankosova.tv
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…