Kryeparlamentari Talat Xhaferi deklaroi se janë ndërmarë të gjitha masat për të filluar seanca plenare me 18 gusht në të cilën do të diskutohet për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Ai njofoti se pas shtyrjes së debatit, ka mundësi që votimi i ndryshimeve kushtetuese të shtyhet deri në momentin kur të sigurohet shumica e kërkuar prej dy të tretash.
Ai tha se është një situatë e paparashikueshme, por Rregullorja e lejon këtë, pavarësisht se seanca është caktuar për 18 gusht, e cila siç ka theksuar Xhaferi zgjat 10 ditë pune.
“Sa i përket seancës plenare të 18 gushtit gjithsesi se janë ndërmarë të gjitha masat për të filluar seanca dhe do të fillojë me 18 gusht. Sipas rregullave debati duhet të zgjasë jo më shumë se 10 ditë pune që ka të bëjë me të drejtën e fjalës të deputetëve gjegjësisht për debat. Parlamenti vendos nëse në seance janë prezent shumica e nevojshme për vendimmarrje konkrete dhe për atë aspekt nuk mund të prejudikohet mënyra se do të ndodh votimi në fund të debatit apo do të jetë i prolonguar akti i votimit, janë çështje që varen nga faktet gjegjësisht nga situata konkrete në rrjedh të seancës”, shpjegoi Xhaferi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…