Categories: BOTA

Ushtria e Nigerit shpall grusht-shtet, ShBA-ja e BE-ja i dalin në mbështetje presidentit e institucioneve

Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore të Nigerit, kanë shpallur grusht shteti në televizionin kombëtar, duke thënë se kanë shpërbërë kushtetutën, kanë mbyllur kufijtë dhe kanë pezulluar punën në të gjitha institucionet.

Në daljen publike, koloneli Maj Amadou Abdramane, bashkë me nëntë ushtarë të tjerë thanë se forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë kanë vendosur t’i japin fund “regjimit”.

“Kjo vjen pas përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë dhe qeverisjes së dobët ekonomike dhe sociale”.

“Të gjithë partnerëve të jashtëm u kërkohet të mos ndërhyjnë. Kufijtë tokësorë dhe ajrorë janë të mbyllur derisa situata të stabilizohet”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, po ruhet nga trupat e gardës presidenciale që nga orët e para të së mërkurës, teksa iu premtua mbështetje e palëkundur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Përveç Blinkenit, aleatit kryesor perëndimor, presidentit Bazoum, mbështetje i ka ofruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago