Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Kosova nuk ka parë korrupsion më të madh sesa ky në qeverisjen e Kurtit.
“Nëse ka pasur korrupsion në Kosovë ndonjëherë, ky është korrupsion i jashtëzakonshëm që ka depërtuar në poret e çdo institucioni dhe çdo niveli qeverisës, por që ka një piramidë të caktuar. Nuk është korrupsion jo i strukturuar, por i strukturuar dhe i lidhur drejtpërdrejtë me qeverisjen dhe kryeministrin Kurti”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ai shtoi se korrupsioni më i madh po ndodhë në fushën e energjisë, dhe se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është personazhi kryesor.
“Në momentin kur do të publikohet, dëshmohet dhe zbulohet tregimi, në qendër të së cilit qëndron ambasadori i Kosovës në Kroaci, shoku i Albin Kurtit, Martin Berishaj, unë besoj se secili qytetar do ta shohë që korrupsioni masiv që ka ndodhur në këtë qeverisje, ka qenë i përmasave që ndoshta as në rajon nuk kemi me i gjetë, krimin dhe korrupsionin që është bërë në fushën e energjisë në këtë qeverisje. Martin Berishaj është pika gravidacionale, qendra e skandalit më të madh korruptiv e financiar në rajon që bazën e ka në Slloveni e Serbi, njeri ka bajtë pare me çanta”, deklaroi Krasniqi
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…