Categories: MAQEDONI

Shaqiri: Vendimi i MASH për t’ia marrë ingerencat komunës së Tetovës, i drejtë!

Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri e ka vlerësuar si hap të drejtë “marjen e ingerencave” mbi gjimnazin “KIRIL PEJÇINOVIQ”, komunës së Tetovës, raporton indeks.mk

Shaqiri ka shkruar se shkaku i borxheve të akumuluara dhe mos veprimi i komunës gjimnazi i Tetovës është viktimë dhe ka mbetur pa energji elektrike.

Ai premtoi se këtë çështje do ta diskutojë në Qeveri dhe do t’i dilet në ndihmë shkollës në fjalë.

“Nuk do të jеm modest! Shumë i duhur paska qenë aktvendimi të cilin e solla para disa ditëve për t’ia marrë ingerencat Komunës së Tetovës mbi SHMK „KIRIL PEJÇINOVIQ“.Sot shkollës iu ndërpre furnizimi me energji elektrike rezultat i mospagesës së faturave ndaj kompanisë përgjegjëse. Kjo vetëm po e vulos dëmin që Komuna e Tetovës ia ka bërë kësaj shkolle. Përndryshe, këtë çështje do ta shqyrtojmë edhe në Qeveri dhe do t’i dalim zot zgjidhjes së problemeve që i ka shkaktuar kryetari i Komunës së Tetovë Bilall Kasami Shkollës së Mesme Komunale Kiril Pejçinoviq. Në gjithë këtë katrahurë nga kreu i Komunës së Tetovë, është fat që nxënësit janë në pushime verore dhe nuk duhet të humbin nga procesi edukativo-mësimor. Ministria e Аrsimit dhe Shkencës, dhe unë personalisht deri sa e mbaj këtë detyrë nuk do të lejoj që të keqpërdoren shkollat, nga i cili keqpërdorim më së shumti e pësojnë nxënësit”, shkruan mes tjerash Shaqiri./indeks.mk./701743678632714

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago