Categories: SHOWBIZ

Rita Ora: Në shtëpinë tonë gjithmonë është folur shqip, ndaj di të lexoj dhe shkruaj në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri, “You & I”, të cilin e nxori në shitje më 14 korrik.

Ajo ka qenë e zënë prej javësh duke e promovuar albumin e tretë në karrierën e saj, në disa intervista të ndryshme, podkaste dhe paraqitje televizive.

Ndër to, Rita u bë pjesë podkastit të famshëm “The Diary Of A CEO”, në një episod të titulluar “I Lived With Constant Anxiety”

Biseda nisi me shpërnguljen e familjes së saj në Londër nga Kosova, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe motra e saj, Elena, dy vjeçare.

“Unë jam nga Prishtina në Kosovë, nga një shteti i quajtur Kosovë. Është i vogël, i mrekullueshëm. Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një vjeçe në vitin 1991. Jam lindur në 1990 dhe ishim refugjatë nga lufta në Kosovë dhe kam jetuar në Londër që atëherë”, tha Rita përballë Steven Bartlett.

Më pas, interpretuesja e hitit “Lonely Together” tregoi se sa të vështira ishin fillimet e familjes si refugjatë në Angli, kur atyre iu dha në ndihmë një dhomë nga shteti.

“Ishte një dhome qe na u dha neve nga Qeveria, dhe nuk ishte një shtëpi këshilli – ishte më shumë si një shtëpi e përkohshme, kjo është ajo që mbaj mend. Pastaj ne u shpërngulëm në një apartament të dhënë nga Këshilli në Londrën Perëndimore, dhe më pas kam jetuar atje prej se e mbaj mend veten”, theksoi Rita.

Ajo tha se prindërit e saj, Vera dhe Besniku, kanë qenë aq të përkushtuar në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, sa u kanë mësuar atyre shumë gjëra, pa harruar gjuhën e tyre amtare.

“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si përshembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj”, tha Ora.

Në po të njëjtin podkast, këngëtarja shqiptare foli për problemet me ankthin si dhe vështirësitë në karrierë, siç ka qenë gjyqi i famshëm me ish-shtëpinë e saj diskografike, ‘Roc Nation’, në krye të së cilës është reperi i famshëm Jay-Z.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago