Categories: RAJON

Këta janë dy pilotët grekë që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit zjarrfikës

Mediat greke kanë publikuar fotot e dy pilotëve që humbën jetën nga rrëzimi i avionit zjarrfikës në jug të ishullit Eubea në Greqi.

34-vjeçari Christos Moulas dhe 27-vjeçari Periklis Stafanidis humbën jetën në detyrë teksa po pilotonin avionin zjarrfikës në përpjekje për të shuar flakët e zjarrit.

Bëhet e ditur se 34-vjeçari, kapiteni i fluturimit, ishte i martuar. Fatkeqësisht nuk do të gëzojë atësinë pasi bashkëshortja e tij është 3-muajshe shtatzënë.

Avioni i modelit “Kanadair” ra gjatë përpjekjeve për të shuar flakët në vatrën e shpërthyer prej ditësh në jug të ishullit Eubea, pasi goditi një pemë.

Tragjedia që ndodhi rreth orës 15:00 sipas orës lokale, tregon vështirësitë me të cilat po përballen ekipet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll qindra vatra zjarri në gjithë Greqinë. /tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago