Para se të bëhej pjesë e “Top Arena”, Jori Delli ishte e ftuar në “Procesi Sportiv” ku u pyet se cili personazh publik shqiptar i pëlqen.
Asokohe me humor ajo u përgjigj me emrin e Butrintit, duke e lidhur edhe me faktin që Beniada dikur i ngatërroi emrin në “Big Brother”.
E ftuar së fundmi në “Procesi Sportiv”, Jori ka sqaruar deklaratën e saj përball Ed Manushit, duke u shprehur se nuk e njihte fare Butrintin, thjesht e tha emrin e tij kot nisur edhe nga Beniada.
“Obobo mos na ngatërro kot… ti the më thuaj një emër dhe une e lidha me faktin se Beniada kishte bërë atë gabim edhe e thash po unë se njifja fare.”-sqaroi ajo.
Modelja po ashtu është përfolur këto kohë edhe për raportin e saj me Noizyn. Ajo mori pjesë në videoklipin e reperit “Location”, ku kanë edhe disa skena romantike bashkë. Gjithsesi, Jori thotë se është e gjitha punë dhe mes tyre nuk ka asgjë. Ajo madje sqaroi se Noizy ka qenë shumë profesionist dhe nuk e ka ngacmuar fare.
“E thash 100 herë po herën tjetër që do më pyesin a do bëjmë një videoklip nuk e bej se këtu po bëre ndonjë videoklip, o ke bërë dicka ooo … unë me Noizyn kam marrëdhënie shoqërore tani nuk dëgjohemi shumë…”-tha Jori.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…