Categories: MAQEDONI

Do të zbulojë narkotikë, armë dhe para/ Drejtorisë së Doganave i shtohet edhe një qen gjurmues

Një delegacion i Drejtorisë së Doganës i kryesuar nga drejtori Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani morën pjesë në pjesën e fundit të stërvitjes të një qeni për dogana i dhuruar dhe stërvitur nga ana e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Me këtë, Drejtoria e Doganës ka në dispozicion pesë qenë gjurmues të cilët nëpunësve të doganës ua lehtësojnë punën e përditshme dhe marrin pjesë në shumë aksione të sukseshme zbulimi.

Qeni i llojit labrador (dhelpra e kuqe), siç informojnë nga Dogana, me sukses e përfundoi trajnimin e specializuar për zbulimin e parave, drogës dhe armëve.

Drejtori i Drejtorisë së Doganës ka marrë pjesë edhe në ushtrimin praktik në aeroportin Shën Apostoll Pali në Ohër, ku ishte demonstruar zbulimi i tregtisë së palejuar nga ana e ekipeve mobile me ndihmën e qenve të doganës në kushte reale.

Bogoev ka shprehur mirënjohje për Shoqatën Gjermane për Bashkëpunin Ndërkombëtar për mbështetjen e deritanishme dhe ka theksuar se Drejtoria e Doganës është e gatshme për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këtë sferë sepse falë aftësive të jashtëzakonshme të qenve gjurmues krahas asaj që u lehtësohet puna doganierëve, dukshëm përmirësohen edhe rezultatet gjatë parandalimit të kontrabandës dhe tregtisë së palejuar.“Çrrënjosja e krimit të organizuar dhe ekonomia gri është një nga prioritetet kyçe të Drejtorisë së Doganës. Në këtë luftë qentë e doganës janë me rëndësi të veçantë dhe me sukses shfrytëzohen gjatë parandalimit të transportit të paligjshëm të narkotikëve, armëve dhe parave”, bëhet e ditur në kumtesën e Drejtorisë së Doganës.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago