Pothuajse për të gjithë konsumatorët e Maqedonisë (91 përqind) etiketimi i ushqimit, gjegjësisht informacionet e cekura në paketimin e ushqimit dhe të pijeve janë të rëndësishme. Pesëdhjetenjë për qind prej tyre konsiderojnë që janë shumë të rëndësishme, ndërsa 40 përqind që janë të rëndësishme, përderisa vetëm 9 për qind nga konsumatorët konsiderojnë që etiketimi i ushqimit nuk është i rëndësishëm.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për leximin e informacioneve në paketimin para se të vendosin të blejnë ushqim ose pije, vetëm 47 për qind konsumatorë gjithmonë e bëjnë atë, ndërsa të tjerët vetëm ndonjëherë, rrallë ose kurrë.
Këtë e ka treguar hulumtimi të cilin e ka bërë Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë dhe ka të bëjë me atë nëse qytetarët i lexojnë informacionet e deklaratave para se të blejnë një prodhim.
“Arsyet që ata kurrë nuk i lexojnë etiketimet janë se nuk e kanë zakon (30 për qind) ose interes (16 për qind), njohuri të pamjaftueshme se si të interpretohen informacionet (14 për qind), shkronja të imta/font i vogël (10 për qind), mosbesim në informacionet e deklaratës (9 për qind). Informacionet themelore të cilat blerësit i lexojnë në paketimet e ushqimit janë data e skadimit të afatit (68 për qind) dhe emri i prodhimit (47 për qind). Rreth një e treta e blerësve gjithmonë e lexojnë edhe vendin e prejardhjes (35 për qind) dhe listën e përbërjeve (34 për qind). Vlerat ushqyese, përmbajtja e alergjenëve, sasia ditore e rekomanduar, më pak lexohen”, thonë në AUV.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…