Categories: BOTA

Rusia e akuzon Ukrainën për dy sulme me dronë në Moskë

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se qëndron pas një sulmi me dron që dëmtoi të paktën dy ndërtesa në kryeqytetin rus, Moskën herët në mëngjes të hënën.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dy drone u “shtypën dhe u rrëzuan”, duke shtuar se nuk kishte viktima.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se një dron ra pranë në Ministrisë së Mbrojtjes.

Zyrtarët ukrainas ende nuk i kanë komentuar deklaratat, por ata rrallë herë e marrin përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se sulmet me dronë goditën ndërtesa “jo-rezidenciale” rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Ai shtoi se ndërtesat nuk kanë pësuar ndonjë dëmtim të madh.

Por agjencitë shtetërore të lajmeve raportuan se disa pjesë të dronit u gjetën vetëm 2 kilometra larg nga ndërtesat e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një akt terrorist duke përdorur dy dronë në objekte në territorin e qytetit të Moskës u ndalua”, tha ministria në një deklaratë të postuar në telegram.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass raportoi se mbetjet e dronëve u gjetën gjithashtu përgjatë rrugës Komsomolsky të qytetit. Departamenti i Transportit i Moskës shkroi në Telegram se trafiku përgjatë rrugës ishte bllokuar dhe fotot tregonin shërbimet e urgjencës duke punuar në vendngjarje.

Trafiku u ndal gjithashtu në Avenue Likhachev, ku u dëmtua një ndërtesë e lartë. Pamjet e publikuara në kanalin televiziv ushtarak Zvezda tregonin ndërtesën e dëmtuar.

Moska e ka akuzuar Ukrainën për një mori sulmesh me dronë në territorin e saj në muajt e fundit, shkruan BBC.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago