Milan ëndërron, por dështon në miqësoren e luksit kundër Real Madrid. Kuqezinjtë u përmbysën në çastet e fundit të sfidës së luajtur në Los Anxhelos, teksa u mposhtën me shifrat e ngushta 3-2. Ishte skuadra italiane ajo që mori frenat e lojës, teksa shënoi dy herë brenda fraksionit të parë. Fillimisht Tomori kaloi në epërsi skuadrën, ndërsa eurogoli i Luka Romeros u duk se goditi shpresat e Real Madrid për një rezultat pozitiv.
Por reagimi i Los Blancos ishte i jashtëzakonshëm. Federico Valverde barazoi shumë shpejt shifrat me një dopietë golash për të vendosur kështu ekuilibrat. Minutat e mbetura ishin dominuese nga ana e skuadrës së Carlo Ancelottit, që ia doli të shënojë edhe golin e fitores, me talentin brazilian Vinicius që fitoi duelin me mbrojtësin dhe mposhti portierin kundërshtarë.Milan do të sfidojë Juventusin në miqësoren e radhës, ndërsa Real Madrid mat forcat parasezonale me Manchester United.
Klan News
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…