Categories: MAQEDONI

Ndryshimet kushtetuese, Nuhiu: Kolaicioni qeveritar ka argumente të forta përse duhet të miratohen

Procesi i ndryshimeve kushtetuese në kuvend do të jetë i vështirë si pasojë e kundërshtimeve të opozitës, vlerëson politologu Qani Nuhiu. Deputetët e VMRO – DPMNE –së do të marrin pjesë në debat vetëm për të dëshmuar se do të kundërshtojnë ndryshimet, ndërkohë që afatet kohore sa vijnë e ngushtohen dhe kjo sipas Nuhiut do ta bëjë edhe më sfidues procesin.

Nëse nuk miratohen ndryshimet, Nuhiu konsideron se vendi do të hyjë në një fazëe të paqartësisë euroatlantike dhe stabilitetit politik.

“Është një proces përplot sfida pasiqë fillimisht kemi një qasje jokonstruktive të opozitës, konkretisht të VMRO – DPMNE –së. Më sfidues bëhet procesi kur kemi paarsysh edhe jostabilitetin në Ballkanin Perëndimor, presidenti i Bullgarisë dhe qeveria, nuk flasin në një zë në lidhje me qasjen properëndimore të vetë shtetit të tyre, që do të thotë se Maqedonia nëse nuk i miraton në afatin e paraparë ndryshimet kushtetuese, vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme.” – tha politologu, Qani Nuhiu.

Ndërkohë optimizmi i pushtetit nuk zbehet. Nuhiu thotë se duhet të ekzistojë vizion që të arrihet pajtueshmëri politike, e ndihmuar nga faktori ndërkombëtarë.

“Kolaicioni qeveritar ka mjaft argumente të fuqishme përse duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese. Besoj se rruga e parë është që të bisedohet akoma edhe më tej me kryetarin e VMRO – DPMNE – së, të bisedohet edhe me grupin e tyre parlamentar, ndoshta mund të gjindet një pjesë e deputetëve që do të marrin një qasje më kooperative dhe më racionale edhe të votojnë ndryshimet kushtetuese ose siç ka zëra joformal të themi se mund të ndodh edhe ndonjë fraksion brenda VMRO – DPMNE –së.” – u shpreh për TVM2 – Nuhiu, përcjell Indeks.mk

Sipas njoftimit të qeverisë, ndryshimet kanë të bëjnë me përfshirjen e pjesë të popujve të tjerë në preambulë dhe në nenet 49 dhe 78 të kushtetutës.

Pas popullit boshnjak, shtohen populli bullgar, kroat, malazez, slloven, hebre dhe egjiptas. Debati në komisionin kushtetues nis më 25 korrik e martë dhe do të zgjasë maksimum 10 ditë, ndërkohë seanca plenare për miratimin e nevojës së ndryshimeve vijon pas një muaji nga dita e dorëzimit të inicijativës në Kuvend.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago