Këngëtarja Selena Gomez dje e ka pasur ditëlindjen e 32-të të saj.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë për urimet dhe mbështetjen që i kanë treguar për gjatë gjithë karrierës së saj si në muzikë ashtu edhe në aktrim.
Gomez e ka nisur edhe një kompani të prodhimit për produkte të bukurisë që quhet Rare Beauty. Përmes këtij biznesi ajo e nisi edhe Fondin e Ndikimit të Rrallë, ku përmes tij dëshiron të ndihmojë të rinjtë me probleme shëndetësore.
“Njerëzit vazhdojnë të më pyesin se çfarë dua për ditëlindjen time, dhe unë u them të gjithëve të njëjtën gjë, ju lutem mos më merrni asgjë, por nëse doni të bëni diçka për ditëlindjen time, ju lutemi dhuroni për Fondin e Ndikimit të Rrallë. Nëse i keni mjetet, merrni parasysh të dhuroni për të na ndihmuar të bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Gomez./Klankosova.tv
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…