Fotoja e një nëne dhe vajzës së saj që vdiqën nga etja dhe uria në shkretëtirën në kufirin midis Tunizisë dhe Libisë po bën xhiron e botës.
Fotoja është shkrepur ditët e fundit nga një gazetar libian dhe më pas u shpërnda nga Organizata të ndryshme joqeveritare. Në pamjet tragjike, nënë e bijë shtrihen të pajeta pranë njëra-tjerës në rërën e nxehtë, me trupat e tyre të djegur nga dielli.
“Në dunat mbytëse, ëndrrat e tyre takuan fundin: dashuria e një nëne, ëndrra e parealizuar e një vajze të vogël”, shkruan në Tëitter aktivistët e Refugjatëve në Libi.
“Kufiri midis Tunizisë dhe Libisë është një pellg ujëmbledhës steril por megjithatë i rrëmbyer nga politikanët perëndimorë. Aty ku ëndrrat thyhen dhe humanizmi sfidohet”.
Qindra emigrantë afrikanë u dëbuan nga qyteti tunizian Sfax (qendror-lindor), pika kryesore fillestare e emigrimit të paligjshëm në Evropë, përpara se të transferoheshin në zonat afër Libisë në lindje dhe Algjerisë në perëndim.
Dëshmitë e mbledhura nga OJQ-ja tregojnë se ata kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe strehë në mes të shkretëtirës.
Gjysmëhëna e Kuqe Libiane ka nisur gjithashtu një apel për të ndihmuar të dëshpëruarit e bllokuar në kufi.
“Ne jemi të bllokuar. Nuk mund të shkojmë përpara as prapa. Kemi nevojë për ndihmë, nuk kemi ushqim e ujë”, janë thirrjet e afrikanëve përmes videove të postuara në internet.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…