Categories: MAQEDONI

Djegia e veturës së Grubit, reagon Qeveria: Akt dhune i papranueshëm në një shoqëri demokratike që mbron vlerat europiane

Pas tentim-sulmit ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi me djegien e automjetit, kanë reaguar dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate zyrtare për opinionin.

Nga Qeveria thonë së ky akt vandalizues është i papranueshëm në një shoqëri demokratike që mbron vlerat europiane, ndaj kanë ftuar të gjitha institucionet përkatëse që ta hetojnë këtë rast deri në zbardhjen e të gjitha detajeve.

Komunikata e plotë:

Siguria është një prioritet kryesor në një shoqëri demokratike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon aktin e djegies së automjetit të përdorur nga nënkryetari i parë i qeverisë, Artan Grubi dhe e konsideron atë si një akt dhune plotësisht të papranueshëm dhe të palejueshëm në një shoqëri demokratike që qëndron për vlerat evropiane.

Të gjitha institucionet kompetente, organet hetimore dhe gjyqësore, në kuadër të kompetencave të tyre, veprojnë pa vonesë, me vendosmëri dhe profesionalizëm për zbardhjen dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti në kohën më të shpejtë të mundshme.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago