Categories: RAJON

Begaj dhe Pendarovski në Pustec: ”Ballkani i Hapur lehtëson burokracitë, por çadër për gjitha shtetet është procesi i Berlinit”

“BALLKANI I HAPUR LEHTËSON BUROKRACITË, POR ÇADËR PËR TË GJITHA SHTETET ËSHTË PROCESI I BERLINIT”

Me ftesë të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, homologu i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka vizituar bashkinë e Pustecit. Begaj tha se rrugëtimi i dy vendeve drejt BE është i përbashkët dhe se duhet bashkëpunim për mirëqënien e komuniteteve.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski zhvilluan një vizitë pune në Pustec. Sipas presidentit Begaj rrugëtimi i dy vendeve drjet BE është i përbashkët dhe duhet bashkëpunim.

”Kënaqesh te tregojme qe ky takim ështe mes dy vendeve mike, partnere qe kane rrugetimin e përbashkët ne BE. Sfidat mes dy vendeve për minoritetin janë të mëdha por do i përballojmë së bashku një prej tyre eshte qe te kemi mirëqenien e komunitetit” – tha Bajram Begaj.

‘‘Vlerësoj atë cfarë ka bërë Shqipëria për pakicat. Jemi këtu që të japim mbështetje për pakicat që të kenë të njëjtat kushte ashtu si i kanë në Maqedoninë e Veriut ti kenë edhe në Shqipëri” – tha Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovski, i pyetur në lidhje me ballkanin e hapur e konsideroi si dhjetra marrë vesheje të tjera ekonomike, por parësore sipas tij është procesi i Berlinit.

”Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim. Ballkani i hapur nje prej tyre dhe shpresoj te vazhdoje dhe më tej. Eshte e pakontestueshme nga të gjitha shtetet se procesi i Berlinit është çadër për të gjitha iniciativat. 6 shtete marrin pjese ne procesin e Berlinit dhe vetem 3 ne Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe” – deklaroi Pendarovski.

Në lidhje me Ballkanin e hapur presidenti Begaj tha se kjo marrë veshje lehtëson procedurat burokratike, por është qeveria që vendos.

‘Lehtesohen procedurat burokratike, lehteson lëvizjen e mallrave dhe te njerezve padyshim si cdo iniciative tjeter rajonale jane te mira. Vendimmarrësit ekzekutive politikë e mendojnë për vazhdimin e nje iniciative ose jo” – tha Begaj.

Të dy presidentët zhvilluan një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku të shoqëruar nga autoritetet vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, vizituan qytetin dhe u takuan me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon. /KlanMacedonia/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago