Categories: BOTA

Rriten çmimet e drithërave pasi Rusia kërcënon anijet transportuese

Çmimet e drithërave janë rritur ndjeshëm në tregjet globale, pasi Rusia ka thënë se do t’i konsiderojë anijet që nisen me drithëra nga portet ukrainase si shënjestra potenciale ushtarake.

Moska është lartuar të hënën nga marrëveshja e Kombeve të Basskuara, e cila ia ka mundësuar Ukrainës që t’i transportojë drithërat përmes Detit të Zi.

Në tre netët e fundit, Rusia i ka bombarduar objektet ku Ukraina e ruan grurin, në Odesa dhe qytetet tjera.

Moska, po ashtu, ka paralajmëruar se nga dita e enjte, secila anije që do të shihet rreth brigjeve të Ukrainës, do të konsiderohet si palë afër “regjimit të Kievit”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Adam Hodge, ka sugjeruar se Rusia është duke planifikuar që t’i godasë anijet civile, dhe më pas t’ia lë fajin Ukrainës

Ai ka thënë se Rusia ka vendosur shumë mina afër porteve ukrainase, me qëllim që t’i arsyetojë sulmet ndaj anijeve civile.

Kremlini, deri më tani, nuk ka reaguar ndaj këtyre supozimeve.

Çmimet e grurit kanë shënuar rritje 8.2 për qind të mërkurën, dhe tani një ton shitet për 253.75 euro, ndërsa çmimet e misrit janë rritur për 5.4 për qind.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se do të rikthehet në marrëveshjen ndërkombëtare për drithërat sapo t’i përmbushen kërkesat.

Aty përfshihet heqja e sanksioneve ndaj shitjeve të grurit rus dhe plehrave për bujqësi, dhe rikthimi i bankës bujqësore të Rusisë në sistemin global të pagesave. /REL

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago