Categories: MAQEDONI

Qeveria: Paga mesatare neto vazhdon të rritet, synimi është standardi më i mirë i qytetarëve (Infografikë)

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në muajin maj 2023, është 36.465 denarë dhe është 16,1 për qind më e lartë se muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa rritja është për 5.058 denarë, informojnë nga Qeveria, përcjell Indeks.mk

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (25.5%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (21.4%) dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (18.8%).

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Veprimtari të tjera shërbimi (5.3%), Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (5.0%) dhe Transport (4.3%).

“Masat e qeverisë japin rezultate pozitive dhe paga mesatare neto në vend vazhdon të rritet edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë. Synimi ynë është një standard më i mirë i qytetarëve dhe punë më të paguara. Pagat e qytetarëve do të vazhdojnë të rriten edhe në të ardhmen, sepse të gjitha politikat e qeverisë kanë për qëllim përmirësimin e standardit të jetesës”, thonë nga Qeveria.(Indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago