Categories: BOTAMAQEDONIRAJON

Lidhja juaj e shëndetshme ju duket “e mërzitshme”? Ja përse ndodh

Aktualisht jeni në marrëdhënien që keni ëndërruar gjithnjë, në një lidhje të shëndetshme ku duket se gjithçka po ecën mirë. Megjithatë, diçka ju shqetëson. Dhe shpesh pyesni veten pse po ndiheni në këtë mënyrë kur kjo është gjithçka që keni dashur.

Shumë njerëz supozojnë se nëse ndjejnë se lidhja është bërë “e mërzitshme”, ata duhet të ndahen menjëherë nga partneri i tyre.

Nëse kjo po ndodh edhe me ju, mund të jetë për shkak të modeleve të marrëdhënieve që keni patur në jetën tuaj. Nëse gjatë jetës, nuk keni patur një model të shëndetshëm të një lidhjeje romantike, atëherë një marrëdhënie ku çdo gjë shkon mirë mund t’ju duket “e mërzitshme”, ose sikur “nuk ka shkëndijë”.Shihni disa nga 3 arsyet më të zakonshme, për të kuptuar cili prej tyre është rasti juaj:

1. Jeni mësuar me marrëdhënie “1 ditë mirë, 1 ditë keq”.

Ashtu si me lojërat e fatit, ka mjaftueshëm ankth në ndjenjën e pasigurisë apo mendimit se kur do të vijë “goditja” e radhës ose në këtë rast, zënka e panevojshme e radhës në një marrëdhënie.

Marrëdhëniet që ndihen si një “roller-coaster” emocional shpesh ngjallin ankth dhe pasiguri për atë që do të ndodhë në të ardhmen dhe për rrjedhojë, këto ndjenja mund të keqinterpretohen si emocion, pasion dhe kimi e fortë.Nëse kjo ka qenë përvoja juaj në marrëdhëniet e mëparshme dhe takoni dikë që është i qëndrueshëm dhe nuk shkakton të njëjtin lloj ankthi, mund të supozoni gabimisht se nuk ka kimi ose ta perceptoni marrëdhënien si të mërzitshme.

Një perceptim i tillë mund të ndodhë edhe nëse marrëdhëniet ndaj të cilave jeni ekspozuar, për shembull ajo e prindërve, kanë qenë të paqëndrueshme.

2. Në një moshë të vogël, u mësuat me idenë se duhet të lini veten në vend të dytë, për dashurinë e dikujt.

Një marrëdhënie e pashëndetshme shpesh pasqyron dinamikën në të cilën jeni rritur. Nëse jeni rritur në një shtëpi me prindër në një marrëdhënie të paqëndrueshme, mund të keni mësuar se dashuria është e barabartë me të qëndruarit në një lidhje në kurriz të vetes.

Kështu, kur rriteni, mund ta gjeni veten duke u përpjekur të bindni partnerin për vlerat tuaja.Rrjedhimisht, kur hasni në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ekuilibruar ku nuk duhet të sakrifikoni nevojat dhe ndjenjat tuaja, fillimisht mund t’ju duket e mërzitshme.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago