Categories: SHOWBIZ

Supermodelja i jep fund lidhjes së saj

Mes një pauze për të trajtuar shëndetin e saj, është bërë me dije nga mediat e huaja se Bella Hadid i ka dhënë fund edhe lidhjes së saj me Marc Kalman.

Burime për ET shprehen se ata janë ndanë që në pranverë: “Ata ishin shumë të dashuruar, por marrëdhënia përfundimisht shkoi në rrjedhën e saj dhe ata vendosën t’i japin fund gjërave. Bella është një person shumë i mirë, por lufton me presionet e famës. Ajo është përpjekur të kujdeset për veten që nga ajo kohë”.

Supermodelja 26-vjeçare po merr gjithashtu një trajtim të përditshëm për sëmundjen e saj Lyme.

“Bella Hadid ka qenë në pushim mjekësor për katër muajt e fundit dhe është në trajtim të përditshëm për sëmundjen Lyme”, tha një burim për ET. “Nëntë muaj më parë, Bella vendosi të mos pinte më. Ajo ka qenë esëll për nëntë muaj dhe nuk ka pasur kurrë probleme me alkoolin apo drogën. Bella nuk është në rehabilitim.”

Ndarja e Bella-s vjen pothuajse një vit pasi një burim i tha ET se Marc, një drejtor arti, po planifikonte t’i propozonte në vjeshtë, pasi ata kishin biseduar për një martesë në Kaliforni.

Ata e konfirmuan lidhjen e tyre në korrik 2021, por e mbajtën larg syrit të medias.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago