Categories: SPORT

Milani prezanton fanellën e dytë, e bukur dhe thjeshtë e jashtëzakonshme

Klubi italian, Milani në bashkëpunim me kompaninë PUMA kanë prezantuar fanellën e dytë të ekipit për sezonin 2023/2024.

Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, Rossonerët kanë prezantuar edhe fanellën e dytë, e cila thjeshtë është shumë e bukur.
Kompania PUMA ka prezantuar me krenari fanellën e re mysafire të Milanit për sezonin 2023/24, e krijuar për të festuar lidhjen midis futbollit, modës dhe dizajnit që e bën qytetin e Milanos unik.

E prezantuar nga klubi në vitin 1910, fanella e bardhë për mysafirët është bërë një pjesë ikonë e identitetit të AC Milan, duke u bërë një nga simbolet e sukseseve evropiane të klubit dhe duke fituar pseudonimin “The Lucky One”.

Këtë sezon PUMA dhe AC Milan prezantojnë një version të ri elegant të fanellës së famshme mysafire që merr karakteristikat dalluese të stemës së AC Milan për të krijuar një model grafik të gjithanshëm të frymëzuar nga shtëpitë e modës milaneze dhe modelet tradicionale të modës.Kompleti i fanellave ndërthur trashëgiminë e pasur të futbollit të klubit me elegancën e nënvlerësuar të një qyteti të njohur si kryeqytet i modës.

Fanella e re Milanit është e disponueshme për blerje në dyqanet PUMA, në faqen e internetit PUMA.com, në të gjitha dyqanet e AC Milan, store.acmilan.com dhe në shitës të përzgjedhur me pakicë në mbarë botën. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago