Categories: SHOWBIZ

Kylie Jenner pretendon se nuk i redakton më fotot e saj në Instagram: E kam kaluar atë fazë

Kylie Jenner pretendon se nuk i editon më asnjë nga fotografitë e saj në Instagram – pavarësisht se e ka pranuar këtë në të kaluarën.

Reklama
Gjatë episodit të së enjtes të “The Kardashians”, mogulja e grimit, 25 vjeçare, u ul me motrat Khloe dhe Kourtney Kardashian për të folur se si ato kanë ndikuar në standardet e bukurisë së sotme.

“Thjesht ndihem sikur kemi ndikim të madh dhe se çfarë po bëjmë me atë?”, Jenner pyeti motrat e saj më të mëdha.
“Thjesht shoh kaq shumë vajza në internet duke redaktuar plotësisht fotografitë e tyre”, vazhdoi ajo.“Unë e kam kaluar atë fazë. Ndihem sikur jam në një vend më të mirë”, shtoi modelja.Në një rrëfim, Jenner vuri në dukje se ndërsa është “normale të jesh ndonjëherë e pasigurt”, ajo dikur ishte super e sigurt – pavarësisht nga ajo që njerëzit mendonin për të.

“Gjithmonë e kam dashur veten. Ende e dua veten. Unë kam përdorur vetëm mbushës, nuk kam bërë botoks”, thekson mes tjerash Jenner.Ndryshe nga themeluesja e “Kylie Cosmetics”, Khloe vuri në dukje se ajo i akumuloi pasiguritë nga shoqëria dhe komentet në internet. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago