Categories: RAJON

Kosova shumë e fortë për Zvicrën

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka arritur të mërkurën mbrëma fitoren më të madhe deri më tani. Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Kosova fitoi ndaj Zvicrës me rezultat të lartë, 76:49.

Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025. Zvicra është vlerësuar favorite, por është dukur përfaqësuese e vogël përballë Kosovës.

Te Kosova ka debutuar selektori Rami Hadar, që u vlerësua se ka bërë punë shumë të mirë me përfaqësuesen. Loja e Kosovës ka ndryshuar shumë në krahasim me të kaluarën dhe kjo edhe solli fitoren e lartë.

Që në çerekun e parë, Kosova dëshmoi që ka ndryshuar shumë. Loja ishte e barabartë, ndërsa Hadar bëri ndryshime të shumta në kërkim të pesëshes më të mirë. Dallimi i madh u bë në çerekun e dytë, të cilin Kosova e fitoi bindshëm, 23:8. Shfaqje e njëjtë vazhdoi edhe në çerekun e tretë, të cilin Kosova e fitoi 27:14.

Ndërkohë çereku i katërt, që më shumë ishte formalitet, u fitua 11:8 nga Zvicra.

Kosova ka shfaqur nivel të lartë sidomos në mbrojtje, ndërsa ka realizuar shumë pikë edhe përmes kundërsulmeve.

Drilon Hajrizi udhëhoqi Kosovën me 14 pikë, 12 kërcime e dy asistime. Amerikani i natyralizuar, Dominic Artis, ndeshjen e mbylli me 19 pikë e gjashtë asistime. Kapiteni Dardan Berisha i kishte 20 pikë. Lojë të mirë shfaqi edhe Dardan Kapiti, që kontribuoi me 11 pikë e gjashtë kërcime.

Toni Rocak u dallua te Zvicra me 12 pikë e gjashtë kërcime.

Zvicra ndeshjen e ardhshme e luan pas tri ditësh. E pret Danimarkën. Ndërkohë Kosova luan në udhëtim ndaj Danimarkës më 26 korrik. Vetëm fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago