Në kohën kur jugu i Italisë është përfshirë nga valët e të nxehtit ekstrem, me temperatura që kanë shkuar deri në 47 gradë Celcius në zonën e Siçilisë, në verilindje një stuhi breshëri e dhunshme ka goditur rajonin e Venetos.
Në Trentino janë shkatërruar disa hektarë të trashëgimisë pyjore, ndërsa në Montebelluna, Cornuda, Crocetta del Montello dhe Pederobba ka rënë breshër në madhësinë e topave të tenisit.
Stuhia e breshërit goditi disa zona të famshme për vreshtarinë në Prosecco, ndërsa në zonën e Bellunos dëmet e shkaktuara nga erërat e forta dhe shiu ishin të mëdha.
Zjarrfikësit kanë qenë të zënë gjatë gjithë natës me qindra kërkesa për ndërhyrje për shkak të stuhive të fuqishme të shiut, breshrit dhe erës. Ekipet nga Venecia, Treviso, Padova, Vicenza dhe Verona duhej të pastronin rrugët nga pemët e rrëzuara dhe materialet e tjera në rrugë.
Mbrojtja Civile po ashtu ka lëshuar një njoftim alarmi të verdhë në Trentino Alto Adige. /A2CNN
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…