Pas rezultateve pozitive që morën javën e kaluar në ndeshjet e para kualifikues etë Ligës së Konferencës, dy skuadrat kosovare, Dukagjini dhe Gjilanit do të luajnë sot me rivalët respektivë me synimin për të kaluar në raundin tjetër.
Dukagjini mori një fitore solide me rezultat 2-1 ndaj Europës në “Fadil Vokrri”, dhe sot luan në udhëtim për ta mbrojtur këtë epërsi. Me skuadrën nga Gjibraltari, skuadra nga Klina do të ballafaqohet në stadiumin “Viktoria” me fillim nga ora 17:00.
Gjilani nga ana tjetër, e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën nga Luksemburgu, Niedercom me të cilin në ndeshjen e parë luajti baras 2-2. Në Prishtinë, skuadra e udhëhequr nga trajneri Klodian Duro pret përkrahjen e tifozëve në mënyrë që të kalojë në raundin tjetër të kësaj gare. Kjo ndeshje nis nga ora 20:00.
Kujtojmë se në Ligën e Konferencës nga raundi tjetër do të luajë edhe Ballkani pasi kampioni i Kosovës u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes 4-0 nga Ludogoretsi të mërkurën.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…