Keqpërdorimi i bllok dotacioneve të lëshuara nga Ministria e Arsimit për shkollat e mesme, respektivisht për gjimnazin e Tetovës ka përfunduar me pasoja për kreun e Tetovës, raporton ekskluzivisht, indeks.mk
Bazuar në raportin e Inspektoratit shtetëror të arsimit nga inspektimi i realizuar në Maj 2023 në SHMK Kiril Pejçinoviç, në bazë të nenit 108-b të Ligjit për arsim të mesëm e me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, kreut të Tetovës, Bilall Kasami i meren të gjitha ingerencat mbi SHMK Kiril Pejçinoviç në afat prej 12 muajve.
Sipas raportit, kryetari i komunës Tetovë Bilall Kasami ka thyer nenin 101 të Ligjit për arsim të mesëm, gjegjësisht nuk ia ka ndarë mjetet e dedikuara të bllok dotacioneve SHMK Kiril Pejçinoviç.
Në bazë të procesverbalit nga Inspektorati, Shkolla ka dorëzuar propozim-plan financiar për 2023 deri te Komuna Tetovë, por deri në ditën e inspektimit ai plan nuk është miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës. Me këtë SHMK Kiril Pejçinoviç nuk ka pasur mundësi ti paguaj faturat e harxhimeve vijuese dhe si rezultat i kësaj borxhi i shkollës arrin në 6,625,349 denarë.
Ndryshe, kundër Kasamit javë më parë edhe drejtoresha e Gjimnazit, Teuta Llalla ka deponuar në gjykatë padi./indeks.mk/
LEXO EDHE:
Ekskluzive/ Drejtoresha Llalla me kallzim penal ndaj kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…