Categories: BOTA

Macron: Rusia po përdor ushqimin si armë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka akuzuar Rusinë për përdorimin e ushqimit si armë, pas pezullimit të marrëveshjes së drithërave.

Duke folur para gazetarëve në Samitin BE-Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) në Bruksel, Macron theksoi se vendimi i njëanshëm nga Rusia do të ketë pasoja domethënëse për vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë që mbështeten në marrëveshjen.

“Ata që dyshojnë në sinqeritetin e Putinit dhe përkushtimin e tij ndaj të mirave të përbashkëta, përgjigja është shumë e qartë… ai vendosi të përdorë ushqimin si armë dhe mendoj se ky është një gabim i madh”, tha presidenti francezMarrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar nga Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim fillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, të cilat ishin ndaluar si rezultat i luftës ruso-ukrainase që filloi në shkurt të vitit 2022.

Më 18 maj, marrëveshja u zgjat për 60 ditë të tjera, duke siguruar vazhdimin e eksporteve të drithërave sipas marrëveshjes dhe duke shmangur një krizë ushqimore në botë.Liderët e BE-së dhe të CELAC-it janë mbledhur për të diskutuar temat e biznesit dhe zhvillimit në Bruksel në kuadër të një samiti dy-ditor BE-CELAC.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago