Categories: MAQEDONI

Eskobar: Mbështesim fuqishëm procesin për ndryshime kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

–Uashingtoni e mbështetë procesin për ndryshime kushtetuese që do ta mundësojë inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërkaq është i angazhuar edhe me qeverinë e re të Bullgarisë për t’u siguruar se nuk do të parashtrojë kërkesa të reja, theksoi i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në debatin e mbrëmshëm për Ballkanin Perëndimor para Nënkomitetit për politikë të jashtme në Kongresin e SHAB-së.

“Për t’i avancuar aspiratat e veta për BE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar të zbatohen ndryshime kushtetuese për njohje të pakicës bullgare. Fuqishëm e mbështesim këtë hap të rëndë, por të domosdoshëm, ndërkaq gjithashtu jemi të angazhuar me qeverinë e re të Bullgarisë që të sigurohemi se nuk do të parashtrojë kërkesa tër eja pasi që Maqedonia e Veriut t’i përmbushë obligimet e veta nga marrëveshjet ekzistuese”, tha Eskobar.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tashmë i kanë hapur negociatat inkuadruese me BE-në dhe janë partnerë të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatë të NATO-s, të cilët angazhohen për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Eskobar theksoi se integrimi evropian dhe euroatlantik janë me rëndësi kyçe për uljen e ndikimit të aktorëve të dëmshëm në rajon, siç janë Rusia dhe Kina, por edhe të aktorëve të korruptuar lokal, të cilët kanë për qëllim ta destabilizojnë rajonin dhe t’i pengojnë integrimet, përmes zgjerimit të ndikimeve të veta.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago