Categories: BOTA

Alarm i kuq thuajse në mbarë botën, Europa dhe SHBA përvëlohen nga i nxehti, përmbytje në Azi

Thuajse e mbarë bota është nën regjimin e një alarmi të kuq për shkak të kushteve ekstreme të motit. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron njerëzit, kryesisht të moshuarit dhe personat vulnerabël, për kujdes të shtuar në përballimin e të nxehtit përvëlues.

Europa jugore nuk ka dalë ende nga kthetrat e temperaturave të larta që po sjellin probleme jashtëzakonisht të mëdha. Zjarret mbeten kërcënimi kryesor për kontinentin e vjetër. Turqia, Spanja, Zvicra dhe kryesisht Greqia po luftojnë me flakët në shumë fronte, por ende pa i vënë ato nën kontroll. Në afërsi të Athinës, zjarret kanë shkatërruar zonë pyjore, banesa të shumta, automjete dhe kanë detyruar evakuimin e qindra personave. 46.3 gradë celsius arriti temperatura gjatë të martën në Sicili të Italisë. Rekordi për Europën është 48.8 gradë celsius.

Emergjencë nga kushtet ekstreme të motit raportohet edhe në Amerikën Veriore. Zona të shumta të Shteteve të Bashkuara po përjetojnë temperatura të larta, ndërsa 90 milionë banorë po jetojnë nën regjimin e një alarmi të kuq.

Vatra zjarri raportohen në Kaliforni. Dielli po shkrumbon edhe Kanadanë. Mbi 200 vatra zjarri kanë rënë në Alberta dhe Kebek. Me mijëra zjarrfikës janë angazhuar për luftimin e tyre. Temperature ekstreme edhe në Kinë, ndërsa lindja e Azisë po përjeton përmbytje. /a2news/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago