Categories: RAJON

Aksidenti tragjik në Greqi/ Një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar në mesin e viktimave

Një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë në mesin e 5 shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi një ditë më parë.

Mediat greke raportojnë se 4 prej viktimave janë identifikuar, ndërsa i pesti mbetet ende pa u identifikuar.

Kështu, shoferi i makinës ka qenë një 55-vjeçar, ndërsa pasagjeri në vend të parë një 50-vjeçar.

Në sediljet e pasme udhëtonin dy të rinjtë, 16-vjeçari dhe 19-vjeçari, si dhe personi i pestë.

Të gjithë humbën jetën nga përplasja e fortë e makinës tip Benz me një kamion në qytetin verior të Greqisë në Edessa.

Raportohet se shqiptarët ishin punëtorë sezonalë në Greqi dhe po udhëtonin në drejtim të qytetit Skydra.

Përplasja ishte aq e fortë saqë e vetmja pjesë e pashkatërruar e makinës së shqiptarëve ka mbetur bagazhi. /tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago