Categories: MAQEDONI

LSDM: Mickoski nuk ka të drejtë të izoloi shtetin, nuk do të lejojmë që qytetarët të humbasin edhe 11 vite

Nga LSDM thonë se pas disa viteve të kaluara në dhomën e pritjes, shteti tani ka një mundësi historike për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe për të siguruar të ardhmen e saj evropiane.

Ata theksojnë se është përgjegjësi e të gjitha partive politike dhe të gjithë deputetëve për të arritur qëllimin strategjik shumëvjeçar, anëtarësimin e plotë në BE.

“Hristijan Mickoski mund të izolohet, por nuk ka të drejtë të izolojë shtetin, LSDM nuk do ta lejojë këtë. Së bashku me partnerët e koalicionit dhe të gjithë ata që janë për të ardhmen evropiane të vendit, nuk do të lejojmë që qytetarët të humbasin edhe 11 vite në izolim, siç ndodhi në kohën e pronarit të Mickoskit, Nikolla Gruevskit.

Do të bëjmë gjithçka për të vazhduar rrugën evropiane të vendit, për ta futur Maqedoninë në BE dhe për ta realizuar qëllimin strategjik të vendosur që nga dita e pavarësisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago