Categories: SHOWBIZ

Dua Lipa shfaqet tërë stil edhe në një ditë me shi në Londër

Dua Lipa u kap nga një shi i madh, teksa po bënte blerje me asistentin e saj që mbante të gjitha çantat.

Këngëtarja, 27 vjeçe, dukej elegante teksa vizitoi dyqanet “Bottega Veneta” në Sloane Street të Londrës.

Ajo bashkoi një xhaketë ‘vinyl’ me pantallona të shkurtra xhins dhe çizme deri tek gjuri nga “Chanel” për daljen.
Flokët e saj ishin stiluar në një stil elegant të viteve ’90 për dalje.

Asistenti i saj eci pranë saj duke mbajtur dy çanta gjigante pazari me ngjyrë të gjelbër të ndezur nga shtëpia e modës.

Duke folur së fundmi për Fearne Cotton në podcastin: Happy Place, Dua tha: “Miqtë dhe familja ime më mbajnë me këmbë në tokë. Mund të ulem në një tavolinë dhe nuk jam më e rëndësishmja dhe nuk dua të jem kurrë”.

“Kam miq gjatë gjithë kohës – ata do të më injorojnë në shtëpinë time. Pikërisht këtu dua të jem – kjo është perfekte. Puna ime është e jashtëzakonshme, por më pëlqen ta mendoj jetën time si normale”, ka deklaruar Dua.

Në maj, ish-i dashuri i Rita Orës, tani i Duas Romain Gavras, 41 vjeç bëri debutimin me artisten në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë. Çifti më parë e mbajti marrëdhënien e tyre shumë private.

Ajo kishte shumë për të festuar në udhëtim, pasi u zbulua se ajo ka arritur marrëveshjen e saj më të madhe deri më sot dhe do të bëhet fytyra e re e “Porsche”.

Dua, e cila tashmë ka një mori këngësh hit, një linjë mode me “Versace” dhe podcast të suksesshëm, tani do të nisë një projekt të ri.Sipas The Sun, Dua, e cila më parë ishte fytyra e kompanisë së makinave luksoze “Jaguar”, tani i është ofruar një ‘shumë shtatë shifrore’ për të mbyllur marrëveshjen.

“Dua është një nga fytyrat më të kërkuara në muzikë tani dhe është një yll global. Ajo ka një fuqi të madhe tërheqëse të markave dhe Porsche i ofroi asaj një shumë me shtatë shifra që nuk mund ta refuzonte”, tha një burim.

Dua fillimisht filloi të punojë me “Jaguar” në 2018 dhe kjo i ka bërë asaj një shumë të madhe parash.

“Por kur “Porsche” erdhi me ofertë, ishte vërtet emocionuese dhe ajo mezi pret të përfshihet. Ajo ka një fuqi absolute për momentin dhe nuk mund ta ndalojë asgjë”, përfundoi burimi. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago