Categories: MAQEDONI

Ali Ahmeti: BDI mbetet gardian i përhershëm i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe asaj për fqinjësi të mirë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mirëpritur sot në takim Ana Lirman, ministre për Europë në Republikës Federale të Gjermanisë, Laurence Boone, sekretare shtetërore të angazhuar për Europë në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës dhe Shimon Shinkovski vel Senk, ministër për çështje europiane në Republikën e Polonisë, si dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut.

“Në fokus të takimit ishin rrethanat jetike në të cilat ndodhet Maqedonia e Veriut për të përshpejtuar hapin drejt integrimit europian, si rëndësia e miratimit të ndryshimit kushtetuese, zgjidhja përfundimtare të kontestit me Bullgarinë mbi shembullin e pajtimit franko-gjerman, përkushtimi për zbatimin e reformave të brendshme, procese këto që kërkojnë kompaktësi veprimi”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ali Ahmeti, shkruan mëtej në njoftimin partiak, elaboroi para përfaqësuesve të aleatëve ndërkombëtar të vendit iniciativën e ndërmarrë nga ana e subjektit të tij për krijimin e një fronti europian, insistimin e vazhdueshëm për reflektim nga ana e të gjithë palëve për tejkalimin e këtij ngërçi duke besuar se edhe në rradhët e VMRO DPMNE-së opozitare ka forca europiane që mendojnë për të mirën e vendit dhe nuk e duan izolimin e tij.

“Kryetari Ahmeti poashtu potencoi se BDI mbetet gardian i përhershëm i Marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të miratuara me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar janë bërthama e paqes, progresit dhe perspektivës europiane të vendit”, thonë nga BDI.

Ndërkaq, siç njoftojnë nga BDI, përfaqësuesit e vendeve anëtare të Europës në takimin e sotëm shprehën mbështetjen e thellë për ndërmarrjen e hapave të duhura që do ta shpiejnë vendin dhe rajonin aty ku e kanë vendin, në Bashkimin Europian.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago