Categories: BOTA

Twitter ka humbur gati gjysmën e të ardhurave nga reklamat që kur u ble nga Elon Musk

Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave të tij nga reklamat, ka zbuluar pronari i këtij rrjeti social, Elon Musk, i cili e bleu atë për 44 miliardë dollarë (rreth 39 miliardë euro) tetorin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha se kompania nuk kishte parë rritjen e të ardhurave që pritej në qershor, por shtoi se korriku ishte “pak më premtues”.Ndryshe, Elon Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7,500 të Twitter-it kur mori detyrën në vitin 2022 në një përpjekje për të ulur kostot.

Në anën tjetër, aplikacioni rival Threads tani ka 150 milionë përdorues, sipas disa vlerësimeve.

Lidhja e integruar me Instagram i jep automatikisht Threads, platformës së projektuar nga Meta, qasje për dy miliardë përdorues të mundshëm.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji Twitter vendosi të kufizojë sa tweet-e mund të lexojnë përdoruesit e tij.

Kështu, ishte bërë e ditur se përdoruesit e paverifikuar mund të lexojnë 1,000 cicërima, dhe përdoruesit e verifikuar 10,000 në ditë, një lëvizje për të cilën thuhet se ka “hutuar” reklamuesit.

Ai pasoi përpjekjet për të shtyrë përdoruesit drejt Twitter Blue, shërbimi i tij i abonimit me pagesë.

Ndërkohë, Linda Yaccarino, më parë drejtuese e reklamave në NBCUniversal, u angazhua si CEO në qershor – një lëvizje që sugjeron se shitjet e reklamave janë ende një prioritet për Twitter. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago