Categories: MAQEDONI

Rriten temperaturat, vjen rreziku nga zjarret! Armata e RMV-së ka gati dy helikopterë për t’i angazhuar në terren

Në situatë të temperaturave të larta, mundësia për paraqitjen e zjarreve është e lartë dhe për këtë ne kemi shkurtuar kohën e përgatitjes dhe të veprimit gjatë luftimit me të njëjtat. Kështu është shprehur mes të tjerash ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në “SummerClick” në TV21 teksa foli për kapacitetet e Armatës për t’u përfshirë në shuarjen e zjarreve.

“Për momentin janë dy helikopterë, që nëse ka nevojë më shumë ne njoftohemi nëpërmjet Qendrës për Menaxhim me Kriza”.

Ndërkaq sa i takon përgatitjeve, Petrovska sqaroi:

“Armata tani për tani nuk është përfshirë sepse vlerësohet se nuk ka nevojë që ajo të përfshihet. Shërbimet në fushën shëndetësore e punojnë punën e tyre dhe nuk ka nevojë për mbështetjen tonë. Megjithatë, në përputhje me rregulloret dhe të ashtuquajturës – gjendje të gatishmërisë, që nga muaji maj në Armatë është dhënë urdhri për mbajtjen e kujdestarive në kazerma, kuptohet edhe në njësitin e helikopterëve të cilët qëndrojnë në gatishmëri, që nëse ka nevojë për angazhimin e tyre, për përballje me çfarëdo lloj zjarri, ata të jenë të përgatitur dhe sa më shpejtë të reagojnë”.

Ndërkaq Qeveria në mbledhjen e djeshme të 173-të i angazhoi administruesit me pyje shtetërore, sipas Ligjit për Pyjet, që të shpallin ndalesë për lëvizje në pyje. Ndalesa do të vlejë prej sot. Ndalesa vlen edhe për lëvizje në rajonet kombëtare të mbrojtura Jasen, Mavrovë, Kodër të Diellit dhe Pelister. Në zonën e Vodnos, ku nuk ka ndalesë për lëvizje, janë paraparë kontrolle të rregullta./TV21

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago