Categories: BOTAMAQEDONIRAJON

Nervozizmi e rrit ndjenjën e urisë

Shumica e njerëzve shumë herë pa sukses kanë provuar të humbin kilogramët e tepërt dhe është supozuar që arsyeja e mundshme ishte stresi, sepse kur trupi dhe mendja janë nën tension dhe stres – dietat janë mision i pamundshëm

Ekspertët thonë që njerëzit, veçanërisht në situata stresuese, ndiejnë nevojën e rritur për mesvakte të ëmbla, dhe arrihet përshtypja që dëshira e tyre nuk mund të kontrollohet.

Mjeku Achim Peters, autori i librit “Truri egoist”, i cili është marrë me këtë fenomen, shpjegon se si truri ynë ka nevojë për shumë energji për të gjitha proceset dhe shpesh shkon kundër pjesëve tjera të trupit.

“Në situata stresuese, truri ynë tërheq madje 90 për qind të konsumit ditor të glukozës pavarësisht asaj që truri përbën vetëm dy për qind të masës sonë trupore”, thotë Peters dhe shton që truri ynë nxit konsumimin e rritur të sheqerit dhe karbohidrateve.

Peters thotë që nevoja për sheqer është në natyrën njerëzore, por që më herët energjia më shumë është shpenzuar në punë fizike.

Kur njerëzit janë nën stres, reagojnë në dy mënyra – personi bëhet më depresiv ose më i trashë, ashtu që personat depresivë te stresi harrojnë të hanë, ndërsa kush han më pak automatikisht është më shumë nën ndikimin e gjendjes psikike.

Personat të cilët hanë më shumë kur janë nën stres bëhen më të qetë sepse ushqimi në një mënyrë është katalizator i stresit. Ata reagojnë mirë në tension dhe madje nxisin prodhimin e “mjeteve të veta për qetësim” të cilat lehtësojnë pasojat e stresit, ndërsa kjo gjithashtu do të thotë që prodhimi i insulinës nuk ndalet.

“Është lehtë të thuhet zvogëloni tensionin dhe stresin e përditshëm, por megjithatë ekzistojnë metoda të caktuara të cilat e qetësojnë”, vazhdon Peters dhe thekson që gjithmonë opsioni më i mirë dhe më i shëndetshëm janë dietat e lehta se sa ato që premtojnë shumë rezultate në afat të shkurtër.

Peters këshillon ndryshim të shprehive të të ngrënit, respektivisht që në frigorifer të ketë vetëm produkte të shëndetshme, ku duhet të keni mesvakte të shëndetshme si pemët.

“Merruni rregullisht me sport, rrethojeni veten me njerëz të dashur sepse ata kanë aftësinë e largimit të stresit në vetëm disa minuta, në punë organizohuni sa më mirë dhe mos kërkoni gjithmonë përsosmërinë në shtëpi”, rekomandon Peters. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago