Delegacioni i Maqedonisë së Veriut së bashku me atë të Republikës së Shqipërisë, nga sot dhe deri me 20 korrik, në Bruksel, do ta ndjekin skriningun shpejgues për Klasterin 5, Resurse, bujqësi dhe kohezion.
Siç njoftoi Sekretariati për çështje evroçiane (SÇE), ky është një klaster shumë i rëndësishëm dhe voluminoz dhe i njëjti rregullon 5 Kapituj shumë të rëndësishëm që lidhen me zhvillimin ekonomik të një vendi si që janë : Bujqësia dhe zhvillimi rural, siguria e ushqimit, veterinaria dhe politika fitosanitare, peshkataria, politika rajonale dhe koordinimi i intrumenteve strukturore si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore.
“Gjatë këtyre 4 ditëve të skriningut shpjegues për Klasterin 5, ekspertët e Komisionit Evropian do të prezantojnë përpara delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë risitë në legjislacionin e BE-së sa përket këtij klasteri, gjegjësisht direktivat dhe regullativat e reja të miratuara pas vitit 2018, kurse delegacioni i Maqedonisë së Veriut duhet të tregojë kornizën kohore në të cilën vendi pritet t’i miratojë dhe të njëjtat t’i inkorporojë në legjislacionin vendas”, theksohet në kumtesë.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka përmbyllur skriningun bilateral dhe shpjegues për 4 Klastera, apo gjithsej 26 Kapituj dhe 3 fusha. Mbetet që deri në nëntor të këtij viti, ta kompletojmë edhe skriningun bilateral për dy Kapitujt e fundit, respektivisht të përfundojnë skrining takimet për 7 kapitujt e mbetur për 2 klasterët e fundit: Resurse, bujqësi dhe kohezion dhe Marrëdhëniet e jashtme.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…