MLS ka bërë një gabim trashanik në paralajmërimin se Serhio Busketsit do të luante në ligën e tyre, duke postuar një fotografi të ish-yllit të Real Madridit, Alvaro Arbeloa. Mesfushori do të luajë sërish me Lionel Messin, por tani në Shtetet e Bashkuara.
Në Tuitter shkruhej: “Gjithçka që ai bën është të fitojë”.
Ajo u shoqërua me një foto të Arbeloas duke puthur Kupën e Botës të fituar me Spanjën në vitin 2010.
Por, postimi i tij i mirëseardhjes nga llogaria zyrtare e MLS në “Tuitter” bëri një gafë të madhe pasi në vend të tij ata postuan një foto të Arbeloas.
Postimi u hoq shpejt dhe në vend të kësaj u zëvendësua me një nga Buskets dhe trofeun. Por, MLS e gjeti anën qesharake pasi më pas ngarkoi të dyja fotot.
“Pse Arbeloa dhe Busquets duken kaq të ngjashëm. Administratori ka nevojë për syze të reja”.
Buskets i bashkohet Majamit të Dejvid Bekamit pas 15 viteve të ngarkuara me trofe me skuadrën e parë të Barcelonës, e cila përfshinte tri Liga të Kampionëve.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…