Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka pak ditë që ka konfirmuar lidhjen e saj më të re.
Ajo është duke shijuar një romancë me masazherin afrikan, Mickey Neblett, me të cilin javë më parë u shfaq në një video të përbashkët në rrjetet sociale.
Çifti duket se janë duke ia kaluar jashtë mase mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa po e kalojnë verën duke vizituar destinacione turistike.Së fundmi, Enca dhe Mickey kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ka qenë i dashuri i këngëtares shqiptare, ai i cili ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social Instagram, ku tregon momentet e këndshme që çifti po shijojnë atje.Videoja nis me tavolinën e dyshes në hotel, e cila është e zbukuruar me portretet e tyre përkatëse.
Më pas ata udhëtojnë me veturë në rrugët e Dubait, teksa vizitojnë destinacione të ndryshme luksoze dhe e përmbyllin videon me pamje nga ura Meydan në Dubai.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar çiftin për kiminë mes tyre.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…