Categories: SPORT

Alcaraz, modesti i raketës

Numri një i botës në tenis, Carlos Alcaraz është ende i ri. Me 20 vitet që ka mbi supe sigurisht nuk mund ta avantazhohet nga eksperienca në favor por fakti që pranë ka njerëzit e familjes e bën të jetë që tani një sportist i pjekur dhe i matur, ajo çfarë i duhet një profesionisti për të shkruar kapitullin e tij në librin e historisë.

Me fitoren e fundit, gati gati të pabesueshme ndaj Novak Djokovic që nuk humbiste një ndeshje në fushën me bar të Wimbledon që prej 10 vitesh, Alcaraz ka arkëtuar edhe rreth 3 milionë euro por ky fakt dhe sukseset e mëparshme nuk e kanë shtyrë të hedhë menjanë modestinë dhe jetën mes njerëzve të thjeshtë.

Ai do të rikthehet të jetojë në një apartament modest në Murcia me vlerë rreth 170 mijë euro në Madrid. Raketa më e mirë e botës i ka të gjitha akseset e mundshme për një jetë normale edhe në apartamentin që e ndan me prindërit e tij kur nuk merr pjesë në turne. Mund të jetë një milioner edhe falë kontratave me Louis Vuitton e Calvin Klein por gjithsesi shpesh herë njerëzit e hasin edhe në picerinë poshtë pallatit.

Qyteza në jug të Spanjës është vendlindja e Alcaraz, ndërsa në lagjen El Palmar një pikturë gjigante e kampionit më të ri të Wimbledon që pas Bpris Becker, të kujton se ky është qyteti i Alcaraz, njeriut që theu mitin e Novak Djokovic dhe nisi një erë të re në sportin e tenistit.

Lagjja ku ai jeton nuk ka vend për të ardhurit ndërsa bashkë me mamanë dhe babain jetojnë në apartamentin ku ai ka edhe muzeun personal dhe ndër të tjera edhe trofeun e US Open të fituar një vit më parë në New York.

Ai i fituar në Wimbledon është titulli i 13 në karrierë, ndërsa gjatë viteve të fundit ka nënshkruar kontrata edhe me gjigantët Nike, Babolat, BMW dhe Rolex.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago