Ekipet e shpëtimit në Korenë e Jugut kanë gjetur të paktën shtatë trupa në një tunel i cili është përmbytur për disa ditë.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të vendit.
Të paktën 26 persona të tjerë dihet se janë të vdekur, ndërsa dhjetë të tjerë mbeten të zhdukur.
Është e paqartë se sa njerëz janë ende të bllokuar në tunel – i cili është 685 metra i gjatë – por 15 automjete mendohet se janë zhytur në ujë.
Zyrtarët thanë se tuneli në Osong – afër qytetit të Cheongju në provincën qendrore të Chungcheong-it verior – është përmbytur shumë shpejt pasi një lumë aty afër nga dalur nga brigjet e tij.
Mediat lokale raportuan se vdekjet e fundit e çuan numrin e përgjithshëm të të vdekurve në të paktën 33, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…