Categories: MAQEDONI

Ekspertët: Rritja e pagave prej 10% e domosdoshme

Mnistri i financave Fatmir Besimi tha se mjetet për rritjen e pagave do të sigurohen përmes ribalancit të buxhetit, në të cilin do të shkurtohen shpenzimet jo-produktive

“Kur të bëjmë rishikimin e buxhetit, ribalancin në shtator,do të bëjmë riorganizimin e shpenzimeve, ashtu që mos të kemi rritje të deficitit buxhetor, mirëpo atje ku ka realizim më të vogël ta shfrytëzojmë për të amortizuar pjesën e pagave për administratën publike.”, tha ministri i financave Fatmir Besimi, përcjell Indeks.mk

Nga ana tjetër, profesori universitar Sami Bislimi vlerëson se rritja e pagave për 10% do të amortizoj inflacionin, por nuk është zgjidhje afatgjatë. Sipas tij, rritja e pagave është e domosdoshme në kohën kur shpenzimet po rriten me një ritëm të shpejtë, mirëpo thotë se kjo rritje pa një vlerë të shtuar në buxhet, do të ishte jo-produktive.

“Vetëm vlera e re e krijuar mundëson që të rriten edhe pagat, të ngritet standardi jetësor i qytetarëve, kurse ne ballafaqohemi me një ngecje nga aspekti I ngritjes së normës ekonomike. Nga aspekti social rritja e pagës është më se e domosdoshme. Por duhet të theksohet pyetja, prej ku qeveria do të siguron mjete për rritje të pagave, kur edhe ashtu buxheti i vendit ballafaqohet me problem, të siguimit të mjeteve të projektuara apo planifikuara me buxhetin e vendit.”, tha për TVM2, profesori universitar Sami Bislimi.

Në bazë të marrëveshjes mes këshillit socio-ekonomik të përbërë prej sindikatave dhe qeverisë është arritur gjithashtu marrëveshje që të punësuarit në sektorin publik të marrin edhe K15. Palët janë darkoduar edhe për harmonizimin e marrëveshjes kolektive, e cila do të vlejë nga marsi i vitit 2025.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago