Categories: MAQEDONI

Besimi: Indeksim me pagën mesatare në sektorin publik është vendim historik

“Qeveria kurrë nuk ishte “pala kundërshtare” në negociatat me sindikatat, por menaxher i procesit të përcaktimit të rezultatit optimal. Negociatat i kemi zhvilluar në mënyrë aktive, por për ne me rëndësi ishte edhe ofrimi i zgjidhjes përkatëse para FMN-së, me qëllim që edhe ata të perceptojnë se ky propozim ka qëndrueshmëri fiskale dhe se nuk do të ushtrojë presion mbi stabilitetin makroekonomik”, shkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën e tij të fundit, dedikuar vendosjes së sistemit për indeksimin e pagave në sektorin publik. Ministri thekson se për herë të parë që nga pavarësia është përcaktuar një zgjidhje sistemike për pagat në sektorin publik, e cila është në interes të të punësuarve, pagat e të cilëve do të vazhdojnë të rriten, por edhe në interes të qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtjes së stabilitetit makroekonomik.

“Vendimi më krucial që miratuam gjatë javës së kaluar është zgjidhja sistemike për indeksimin e pagave në sektorin publik me pagën mesatare në nivel të ekonomisë, në kuadër të rritjes nominale të PBB-së. Harmonizimi i pagës në sektorin publik prej muajit mars të vitit 2025 do të bëhet në atë mënyrë që paga mesatare do të shumëzohet me koeficientin përkatës. Në këtë mënyrë do të përfitojmë një sistem real të pagave, të harmonizuara me gjendjet në tregun e punës, që do të jetë i drejtë dhe transparent për tërë sektorin publik. Kemi një periudhë tranzicioni prej rreth dy vitesh për zbatimin e kësaj zgjidhjeje, e cila është periudhë e mjaftueshme duke qenë se është reformë kruciale, ku duhet të zbatohen në mënyrë të përkryer të gjitha aktivitetet që lidhen me të, duke përfshirë edhe ndryshimet në kornizën ligjore, marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe përcaktimin e koeficientëve” shkruan Besimi dhe bën me dije se, ne do të jemi ndoshta vendi i parë në botë që do të indeksojmë pagat e sektorit publik me pagën mesatare, fakt ky që do të sigurojë harmonizim të vazhdueshëm të pagave, duke monitoruar zhvillimet e tregut të punës dhe produktivitetit.

Në kolumnë, ministri thekson se pikësynimi i Qeverisë është që pagat të rriten si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat dhe kjo të përcillet me rritje të produktivitetit dhe prodhimit të brendshëm bruto. Ministri thekson gjithashtu se gjatë pesë vitet fundit, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat në sektorin publik, ka pasur disa rritje pagash, si për të gjithë sektorin publik, ashtu edhe për veprimtari të caktuara, si arsimi, mbrojtja e fëmijëve, shëndetësia, gjyqësori, kultura, ARM-ja, MPB-ja, ESHR-ja, strukturat IPA, etj. Pagat rriten edhe në sektorin privat, ku më së miri pasqyrohet nga të dhënat për pagën mesatare, që në 5 vitet e fundit është më e lartë për 50%.

“Sektori publik, veçanërisht administrata shtetërore, mundet ka potencial të jetë faktor i rëndësishëm në këto ndryshime. Sektori publik është shërbyes i sektorit privat dhe detyra e tij është të sigurojë kushte për zhvillimin dhe konkurrencën e sektorit privat. Prandaj, përveç sistemit të vlerësimit të denjë të të punësuarve publikë është e domosdoshme të bëhet edhe optimizimi. Kjo do të nënkuptonte analizë funksionale për shfrytëzimin optimal të kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga sektori publik. Racionalizim nuk do të thotë largime nga puna, por program i mirëvendosur me masa të favorshme dhe tërheqëse për transferin e të punësuarve në sektorin privat, ku tashmë po ndihet nevoja në tregun e punës për numër më të madh të fuqisë punëtore, që nga ana tjetër ndikon në konkurrencën dhe rritjen e ekonomisë”, nënvizoi Besimi.

Ndryshe, me zgjidhjen e harmoizuar nga Qeveria së bashku me sindikatat, me pagën e shtatorit të këtij viti, të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të kenë rritje prej 10% në pagat aktuale, e cila vijon pas harmonizimit prej 5% në muajin mars në bazë të pagës minimale. Deri në fund të vitit, të gjithë të punësuarit në sektorin publik do t’u paguhet regres për vitin 2023 në vlerë prej 10.000 denarëve, ndërsa më tutje, në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive regresi do të jetë minimalisht 30% nga paga mesatare neto.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago