Në finalen e Grand slam të Wimbledon për femra sot do të luajnë për kurorën e “mbretëreshës” në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar në tenis, Ons Jabeur dhe Marketa Voundrousova.
Kjo është një finale surprizë pasi përballen tenistja tuniziane Ons Jabeur, aktulisht radhitet e gjashta në listen botërore dhe tenistja çeke Marketa Voundrousova, numri 42 në botë. Për Jabeur ky është një rikthim në finalen e Wimbledon pas atij të një viti më parë, ndaj konsiderohet favorite.
Në gjysmëfinale tenistja afrikane Ons Jabeur, mundi bjellorusen Aryna Sabalenka me rezultatin 2-1 në sete 6-7, 6-4 dhe 6-3. Një ndeshje me rivalitet në setin e parë, vendosur në “tie break”, ndërsa më pas në fushë dominoi Jabeur, që e meritoi fitoren.
Në gjysmëfinalen tjetër, Marketa Voundrousova mposhti me lehtësi ukrainasen Elina Svitolina, me rezultatin 2-0 në sete 6-3 dhe 6-3.. Për Voundrousova, është finalja e dytë pas asaj të Roland Garros 2019.
Rezultatet e gjysmëfinales – Femra
Marketa Voundrousova-Elina Svitolina, 2-0
Aryna Sabalenka-Ons Jabeur, 1-2
Gjysmëfinale-Meshkuj
Jannik Sinner-Novak Djokovic
Carlos Alcaraz-Daniil Medvedev /KlanMacedonia/
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…