Nëse zbatohen ndryshimet kushtetuese, atëherë hapi i ardhshëm do të ndodhë me automatizëm, pa mundësi të vetos dhe vendime shtesë, thotë në intervistën për MIA-n, euroambasadori Dejvid Gir, përcjell Indeks.mk
Në përgjigjen e pyetjes se si të arrihet deri te kompromisi për ndryshimet kushtetuese, Gir thotë se duhet ndryshuar fryma e dialogut, të ecet përpara jo vetëm, siç thotë ai, për ndryshimet kushtetuese, por edhe për reformat.
“Shohim se në vend ka një polarizim të madh midis partive politike. Thuajse të gjitha partitë politike publikisht tregojnë dhe përsërisin se janë të përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Mirëpo, kur është fjala për bashkëpunimin praktik, të themi rreth legjislacionit, me çka vendi do të avanconte dhe do të ishte në interes të qytetarëve, atë bashkëpunim nuk po e shohim”, theksoi Gir.
Gir thotë se është e rëndësishme se kur të publikohet teksti përfundimtar për ndryshimet kushtetuese, të ketë debat të hapur dhe të gjithë politikanët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i vendosin interesat e shtetit në plan të parë, të shohin tekstin dhe të sigurohen se çfarë në fakt propozohet.
“Nëse, siç presim, bëhet fjalë për futjen e njerëzve që deklarohen si bullgarë në Kushtetutë, atëherë do të bëhet eksplicite ajo që është tashmë implicite në vetë Kushtetutën dhe kjo do të paraqiste fuqizim të mëtejshëm të historisë tashmë të mirë të vendit në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike. Nuk shoh se kjo është kundër interesit kombëtar apo kërcënim për identitetin e këtij vendi. Megjithatë, këto janë vendime që duhet t’i marrë vetë vendi”, thotë Gir në intervistë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…