Categories: SHOWBIZ

Pas publikimit të albumit të ri, Taika Waititi e uron në shqip Rita Orën: Jam krenar me ty zog, të dua

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka publikuar të premten albumin e saj më të ri, “You & I”.
Ky album i cili është njëherësh i treti në karrierën e saj dhe ka plot 12 këngës të reja, mes tyre edhe një bashkëpunim me Fatboy Slim.

E teksa të premten mori urime e komente të shumta nga fansat, familjarët e rrthi shoqëror, sigurisht që një dedikim i veçantë nuk mungoi edhe nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.Ai publikoi në rrjetin social Instagram koopertinën e albumit të saj të ri, “You & I” si dhe disa fotografi të gruas së tij, ku shihet duke pozuar pranë banerit që reklamon albumin e ri.

Mirëpo e veçanta e këtij dedikimi, ishte fakti se regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re, kishte zgjedhur që ta uronte këngëtaren edhe me disa fjalë në gjuhën e saj të nënës.Ai e nisi dedikimin e tij duke shkruar në shqip fjalën “Vëmendje”, për të vazhduar më pas me: “Urime Zog! Unë jam shumë krenar për ju. Unë të dua”.

Me “zog”, Taika i referohet mënyrës se si ai e thërret me përkëdheli gruan e tij.

Rita përndryshe ka treguar se “You & I” është një album personal, dedikuar jetës së saj private dhe në veçanti dashurisë së saj të vërtetë, të gjetur pas shumë lidhjeve të dështuara në jetën e saj. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago