Categories: SPORT

Një lojtar stoli barazoi në ‘frymën e fundit’; Shehi paralajmëron ‘senatorët’: Në Gjeorgji luan ai që e meriton…

Tirana e nisi me barazimin 1-1 pjesëmarrjuen në Kupat e Europës për edicionin e ri. Në “Arena Kombëtare”, bardheblutë e evituan humbjen në kohën shtesë, ose si të thuash në “frymën e fundit”. Ai gol i Lushkjes me kokë, në minutën e 94-t, e lë hapur kualifikimin për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës.

Kthimi pas një jave në fushën e Dinamo batumi do të “vulosë” gjithçka. Duke analizuar atë që ndodhi mbrëmë në “Arena Kombëtare”, trajneri Orges Shehi pati një paralajmërim për disa nga titullarët, që nuk dëshmuan më të mirën. Përkundrazi, zëvendësuesit, mes të cilëve Lushkja, që shënoi golin e barazimit, duket se janë një hap më përpara për të startuar në sfidën e kthimit:

“Deri diku ishte ndeshje pozitive, duke patur parasysh zëvendësimet. Kemi bërë mirë, edhe pse gjithmonë ka vend për përmirësim, sidomos në manovrën sulmuese. Jemi koshientë se zhvilluam një ndeshje me dy fytyra, kërkonim të ishim më agresivë. Donim ta ftonim kundërshtarin të luante në qendër dhe mendoj se deri diku e bëmë mirë. Nga fundi mund të merrnim më shumë nga krahët, prandaj bëra edhe ndërrimet. Regi bëri një ndeshje të mirë.

Ne e dinim që do të ishte e veshtirë edhe prej efektit kohë, sepse kishim lojtarë të rinj që janë afruar kohët e fundit. S’mund ta kristalizoj skuadrën në një kohë kaq të shkurtër me lojtarë të rinj. Mund të evitoheshin disa momente, po të ishim më të zgjuar. Edhe te goli i pësuar mund ta intepretonim më mirë reagimin.

Skuadra meriton komplimente që nuk u dorëzua, por këmbënguli deri në fund. Djemtë treguan në fushë atë që ju thashë në dhomat e zhveshjes: Më të rëndësishëm janë lojtarët e stolit se ata që e nisin ndeshjen.

Është e vërtetë që në disa momente duhet të tregoheshim me të zgjuar, sepse u ndëshkuam në ato situata. Sidoqoftë, gabimet do të na bëhen mësime. Në fazën mbrojtëse kishim pak vështirësi, por gjeorgjianët nuk na rrezikuan. Edhe goli ishte i evitueshëm. Po të evitonim këto situata ndeshja do të shkonte ndryshe.

Në fazën e sulmit duhet të ishim më lart. Kristal Abazaj duhet të merrte thellësinë, pasi në atë pozicion ishte për shpejtësi dhe marrje thellësie. U munduam që të ndërrojmë pozicionin e Hasanit me Abazajn për të shfrytëzuar shpejtësinë, por ishte faktori i lojtarëve të rinj dhe koha jo e mjaftueshme. Sigurisht mund të bënim më mirë në sulm.

Pas ndeshjes së parë dhe shikimit të kundërshtarit kemi panoramë më të qartë për kthimin. Mund të kemi edhe ndryshime në formacion. Më vjen mirë që lojtarët zëvendësues luajtën mirë dhe ndryshuan rezultatin, por do të shohim për ndeshjen e radhës”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago