Categories: SPORT

LK: Shkëndija dhe Shkupi nisën me fitore garat Evropiane

SHKËNDIJA ME FITORE MINIMALE, SHKUPI 5 GOLA SI MYSAFIRË

Shkëndija dhe Shkupi kanë shënuar fitore në ndeshjet e raundit të pare kualifikues të Ligës së Konferencës. Shkëndija shënoi fitore në ndeshjen e 50-të jubilare në garat evropiane kundër Haverfordvest County AFC, ndërsa Shkupi shëfitore të thellë kundër Hegellmanme në transfertë. Ndeshjet thyese zhvillohen më 20 korrik.

Trajneri i skuadrës tetovare Ardian Nuhiu, në press konferencën zyrtare theksoi se në këto kompeticione të garave nuk ka kundërshtarë të dobët. Ishte i kënaqur me fitoren dhe angazhimin e futbollistëve.

“Pamë një kundërshtarë i cili ishte shumë i disiplinuar. Shumë pak na la hapësira dhe kishte ide të qarta, u mbronte dhe po kërkonte kundërsulme që të na ndëshkojë. Krijuam mjaft raste, realisht me pak fat ndoshta mund të shënonim edhe ndonjë gol por unë jam i kënaqur me performancën e djemve sepse është ndeshja e parë dhe në këto nivele të krijosh aq shumë raste, ndoshta thjesht mungoi fati” – tha Ardian Nuhiu.

FC Shkupi kthehet me fitore të thellë kundër Hegelman në Kaunas, ku shkëlqyeu Cephas me 4 gola të shënuar. Pas ndeshjas trajneri Xhihat Arslan ka uruar lojtarët për disiplinën e treguar .

“Sigurisht se nuk e kemi pritur një fitore kaq të lartë, por kemi punuar për atë dhe duhet thënë se kjo është ndeshja jonë e parë zyrtare, ndërsa Hegelmann deri më tani ka luajtur më shumë se 20 ndeshje zyrtare, por disiplina në fushë dhe golat që erdhën në kohë shumë të mirë dhe futbollistin e veçantë që kemi në ekip, e në veçanti disiplina e lojtarëve” – deklaroi Cihat Arslan, trajner i FC Shkupit.

Ndeshjet kthyese të raundit të pare do të zhvillohen më 20 korrik. nNdeshja Haverfordvest-Shkëndija në “Cardiff City Stadium” të Kardifit me fillim në ora 20:45. Ndeshja Shkupi – Hegelmann, zhvillohet në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 21:00. /KlanMacedonia/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago