Categories: RAJON

Konflikt familjar, vjehrra me djalin e bëjnë ‘llom’ nusen, përfundojnë në polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Vrajak të Rahovecit, ku një burrë bashkë me nënën dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja gjatë ditës së sotme, e cila ka dhënë detaje për dhunën që ka përjetuar nga burri dhe vjehrra e saj, që e rrahën si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kanë pasur.Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.

Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago